Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kushtetuesja e RS-së: Referendumi për Dodikun nuk cenon interesin vital të boshnjakëve
Këshilli për mbrojtjen e interesit jetik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës Sërpska (RS) ka vendosur se vendimi për referendumin mbi aktgjykimin kundër Millorad Dodikut dhe heqjen e mandatit të tij si president i entitetit, nuk e cenon interesin vital kombëtar të popullit boshnjak. Gjykata Kushtetuese e RS-së ka vendosur mbi kërkesën e boshnjakëve në Këshillin e Popujve të entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë. Gjykata konstatoi se deklarata e Klubit të delegatëve të popullit boshnjak në Këshillin e Popujve të RS-së, që shpreh shqetësime dhe supozime rreth pasojave të mundshme që rezultati i referendumit dhe zbatimi i tij mund të kenë për popullin boshnjak, si edhe për diskriminimin potencial, “nuk janë juridikisht të rëndësishme për çështjen e shkeljes së interesit vital kombëtar”. Vendimin për mbajtjen...