Skandali me vjedhjen e fondeve të IPARD, PD kërkon mocion për debat dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Skandali me vjedhjen e fondeve të IPARD, PD kërkon mocion për debat dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesë për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar. Kërkesa është e lidhur me gjetjet e OLAF për vjedhjen e fondeve të IPARD për bujqësinë dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë. Edhe më herët opozita kishte denoncuar skandalin me fondet e bujqësisë, duke akuzuar krerët e Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverinë “Rama”. Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është e nënshkruar nga deputetet: Bledion Nallbati, Igli Cara, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi. Kërkesa e Partisë Demokratike për...