Rama në rolin e komedianit, thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

Rama në rolin e komedianit, thelloi talljen me Trump edhe para gazetarëve: Ishim në luftë, tani jemi në paqe

Pas samitit në Kopënhagen, kryeministri Edi Rama u shfaq sërish para gazetarëve duke e thelluar talljen e tij ndaj lapsusit të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se “Azerbajxhan dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje sepse kemi qenë në luftë, tani jemi në paqe. Kjo është fantastike”. Deklarata u pa si një vazhdim i talljes së tij me lapsusin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët ngatërroi Shqipërinë me Armeninë. Qasja e Ramës është pritur me kritika brenda dhe jashtë vendit, pasi humori i tij është vendosur përpara seriozitetit të një forumi ndërkombëtar. Mediat e huaja prestigjioze shkruajnë se në vend që të përdorte samitin për të theksuar interesat e Shqipërisë, kryeministri përdori nje lloj komunikimi që e ul peshën e përfaqësimit diplomatik...