Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Burg për parkingjet pa leje. Mos thoni pastaj se nuk e dinit!
Pas masave administrative, qeveria ka gati edhe ndryshimet në Kodin Penal për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim, të cilat së shpejti do të hyjnë në konsultim publik. Risia kryesore është kriminalizimi i zënies së tokës. “Çfarëdo lloj zënie toke, publike apo private, pa pasur një titull ligjor, për çfarëdo lloj qëllimi, do të dënohet me burg. E zë tokën, bën një parking të paligjshëm, do të shkosh në burg,” paralajmëroi kryeministri. Dënimet do të jenë edhe më të rënda kur shkeljet kryhen në zona të mbrojtura, parqe natyrore, pranë objekteve të trashëgimisë kulturore apo kur kryhen nga punonjës të shtetit. Për këta të fundit, veçanërisht ata me detyrë ruajtjen e territorit, dënimi do të jetë maksimal. Për të siguruar zbatimin e plotë të paketës së...