‘Kisha një rast para dy ditësh me një karagjoz’, Rama: Një grua bëri denoncim, dera e ballkonit e nxirrte në rrugë

‘Kisha një rast para dy ditësh me një karagjoz’, Rama: Një grua bëri denoncim, dera e ballkonit e nxirrte në rrugë

Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë kishte rezultuar komplet ndryshe. Rama tha se ndërtuesi iu kishte bërë “të fortin” edhe ndërtuesve. “Dhe kur shkojnë paguajnë ndërtuesi, se kisha një rast konkret para dy ditësh me një karagjoz. Ndërtuesi i tregon projektin dhe shikon njeriu mblidhet gjitha familja e sheh projektin gjithë gëzim, projekti shkëlqen me pemë e ndriçim dhe paguan. Kur shkon atje, ajo godina nuk ngjan me atë që ka parë në fotografi. Është e shëmtuar, e dyta, futet brenda dhe nuk merr dot hipotekën sepse ai ndërtuesi ka shkelur të gjitha kushtet e lejes. Se do t’i marrë me vete në varr ato metrat katror që ka bërë. Kjo është kostoja...