Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Celibashi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki: Kostoja 306 mln lekë! Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë. Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi. Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende. “Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, por e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të...