“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, babai i Andi Malokut dëshmon në GJKKO, përplaset me të akuzuarin: Po mua pse doje të më vrisje?

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, babai i Andi Malokut dëshmon në GJKKO, përplaset me të akuzuarin: Po mua pse doje të më vrisje?

Ka dëshmuar në gjykatën e Posaçme në Tiranë babai i Andi Malokut, i cili u vrarë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Genc Maloku, babai i të ndjerit, u pyet nga prokuroria dhe të akuzuarit gjatë një seance me dyer të hapura. Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte? -Me mjetin që ndodhi aksidenti. Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo. Komunikova me djalin. Po ecnim,...