“Më sollën me zarf poshtë dere foton e atij që më vrau djalin”, dëshmia mes lotësh e babait të Andi Malokut: Kishte një vajzë nga Durrësi, atë…

“Më sollën me zarf poshtë dere foton e atij që më vrau djalin”, dëshmia mes lotësh e babait të Andi Malokut: Kishte një vajzë nga Durrësi, atë…

Ka dëshmuar sot në gjykatën e Posaçme në babai i të ndjerit Andi Malokut, i cili humbi jetën nga breshëria e plumbave që u zbrazën në atentatin ndaj mjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoja. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Genc Maloku, babai i të ndjerit, u pyet nga prokuroria dhe të akuzuarit gjatë një seance me dyer të hapura. “Me mjetin që ndodhi aksidenti. Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo. Komunikova...