VIDEO – “Unë kam bërë detyrën time”, pas daljes nga SPAK reagon kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli

VIDEO – “Unë kam bërë detyrën time”, pas daljes nga SPAK reagon kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve jo zyrtare, bëhet me dije se atij i është komunikuar zyrtarisht akuza, si i dyshuar për korrupsion në zgjedhje. Ndërkohë, vetë Shkreli, në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se ka zbatuar ligjin, duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve të Bashkisë Vau Dejës. “Unë kam bërë detyrën time, s’kam bërë korrupsion. Njerëzit ankoheshin qe nuk kishin energji dhe unë punova që tu ofrohej ky shërbim siç ma kërkon ligji. Nuk e di ku është korrupsioni në zgjedhje këtu”, ka deklaruar Shkreli. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas...