Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Administrata Doganore Shqiptare dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin 29 Bashkimi Doganor
Administrata Doganore Shqiptare përcolli zyrtarisht pranë Komisionit Europian paketën e plotë të dokumentacionit të kërkuar për “closing benchmarks” në Kapitullin 29 – “Bashkimi Doganor”, duke shënuar një hap thelbësor përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.Ky proces përfshiu një punë të jashtëzakonshme dhe të koordinuar, ku administrata përgatiti e dorëzoi:· Kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së;· Strategjitë kryesore të administratës (biznesit, burimeve njerëzore, trajnimit);· Masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore;· Planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprim me sistemet e BE-së;· Informacionin mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit;· Raportin vjetor “Libri Jeshil – Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, botuar për të katërtin vit radhazi.Administrata Doganore Shqiptare...