“Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

“Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026. Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”. Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqëndruar 100%. Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, ai shpjegoi edhe pse nuk ka ftuar lojtarë si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha. “Kemi grumbulluar 25 lojtarë. Kemi një...