Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama, ironi me Berishën: E quante Bathoren mrekullinë e 8-të, si i pari qytet i ndërtuar i gjithë pa leje
Kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë me dije se në planin e masave të reja për kontrollin e territorit, parashihet që nëse një punonjës shteti do të konstatohet se ka kryer ndërtime pa leje, përveç përballjes me masa administrative apo penale, do t’i ndalohet të punojë në shtet për 7 vite. Ndër të tjera, Rama tha se çdo ndërtim që do të ndodhë në Shqipëri, do të ketë persona përgjegjës që do të japin llogari për çdo shkelje të lejes apo certifikatë false të hartuar dhe gjatë punimeve paraprake.Më tej, kryeministri u shpreh se ndërtimet pa leje kanë ardhur në këtë pikë nga Partia Demokratike që kanë qenë më parë në qeveri. “Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar...