Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Na bie dhoma e gjumit mbi furrën e Shabanit”/ Kantieret e ndërtimit, reagon Rama: Do monitorohen me dronë dhe kamera
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjitha kantieret e ndërtimit në vend do të monitorohen me dronë dhe kamera në kohë reale për të kontrolluar zbatimin e projektit. Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Rama u shpreh gjithashtu se do të merren masa për këdo që ndërron destinacionin e një njësie pa një leje përkatëse, duke iu referuar bizneseve që operojnë në pallate. “Arkitektit i hiqet licenca për 5 vite dhe nuk mund të ushtrojë profesionin. Një pikë tjetër është monitorimi i territorit me kamera dronë dhe sisteme GPS për kontrollin në kohë reale te zbatimit të lejeve të ndërtimit, në të gjitha kantieret e ndërtimit. I gjithë procesi ndiqet në kohë reale. Një tjetër masë është krijimi i fondit të...