Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përgjegjësi ligjore nëse devijohet”/ Procesi i ndërtimeve, Rama paralajmëron ndryshimet e reja: E pamundur të…
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri. Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit. “Rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjigjes në zbatimin e punimeve. Arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga ndërtimi dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformimi të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit, bëhet e pamundur që presioni nga ndërtuesi të funksionojë”, tha Rama.