Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Kushtet atmosferike të pafavorshme, pezullohet lundrimi në Vlorë
                            Lundrimi në Vlorë është pezulluar për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Si pasojë është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit që duan të operojnë jashtë gjirit të Vlorës në det të hapur, duke nisur nga ora 14:00 datë 03.10.2025. Po ashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.