DETAJE/ Në krye të grupit një kolumbian, kërcënonte vajzat që s’pranonin të ushtronin prostitucion! Çdo anëtar me detyra të ndara

DETAJE/ Në krye të grupit një kolumbian, kërcënonte vajzat që s’pranonin të ushtronin prostitucion! Çdo anëtar me detyra të ndara

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar ka goditur një grup kriminal që që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri. Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Shqipëri janë ekzekutuar 7 masa sigurie “arrest me burg”. Në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, 43 vjeçe, Rostyslav Mieshkov, 53 vjeç, Denis Berisha, 39 vjeç, Mirel Shperdheja, 28 vjeç, Dritan Suka, 37 vjeç, Ilmar Gugashi, 35 vjeç dhe Kejvin Ndreu, 25 vjeç. Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç. Në Kolumbi u arrestua organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi kolumbian Lukas Betancur. Policia gjtë operacionit ka zbuluar...