Sherr në avion mes pasagjeres dhe stjuardesës, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë. Pamjet bëhen ‘virale’

Sherr në avion mes pasagjeres dhe stjuardesës, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë. Pamjet bëhen ‘virale’

Ky është momenti tronditës kur një pasagjere detyroi një avion të devijonte për në Kretë pasi shtyu një stjuardesë dhe u bërtiti pasagjerëve të tjerë.  Dëshmitarët kanë përshkruar se si 38-vjeçarja britanike gërvishti dhe gjakosi punonjësen e guximshme të ekuipazhit, ndërsa shante dhe kërcënonte udhëtarët e tjerë pas një grindjeje të shkaktuar nga dikush që i goditi me shqelm pjesën e pasme të sediljes së saj. Pasagjerja, e cila po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël në një avion që shkonte për në Egjipt , thuhet se ishte shumë e dehur dhe u bë aq agresive sa kapiteni u detyrua të ndërronte drejtim për arsye sigurie. Pamjet e tmerrshme të filmuara brenda avionit tregojnë gruan duke shkaktuar kaos dhe duke ofenduar, ndërsa ekuipazhi i...