Ursula von der Leyen vizitë në Ballkanin Perëndimor më 15 tetor

Ursula von der Leyen vizitë në Ballkanin Perëndimor më 15 tetor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë muajit tetor. Pritet që Von der Leyen të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë do të jetë më 15 tetor. Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan KlanKosova. Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.