Rekrutonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

Rekrutonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka goditur një grup që rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe Azia me qëllim prostitucionin në Shqipëri.  Në kuadër të operacionit, për të cilën janë kryer 8 muaj hetime, 7 persona janë arrestuar në Shqipëri, ndërkohë që koka e grupit është arrestuar në Kolumbi. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi kolumbian Lukas Betancur. Ky i fundit është arrestuar dje në Kolumbi. Ndërkohë që janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni, si dhe është zbuluar një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin vajzat. NJOFTIMI I PROKURORISË Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...