I kërcënonin me familjarët dhe fitimet merreshin në kriptovalutë- Detaje nga rrjeti i prostitucionit, hoteli që u kthye në ‘bazë’

I kërcënonin me familjarët dhe fitimet merreshin në kriptovalutë- Detaje nga rrjeti i prostitucionit, hoteli që u kthye në ‘bazë’

hoteli qe ishte shnderruar ne baze TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga goditja e një rrjeti prostitucioni në Shqipëri, në krye të të cilit qëndronte një 25-vjeçar i arrestuar në Kolumbi, shtetasi Lucas Betancur. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në Shqipëri janë arrestuar 7 persona, konkretisht Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, ndërsa janë zbuluar dhe rolet që ka pasur secili. Prostitucioni ushtrohej në një hotel të përshtatur nga shtetasi Ilmar Gugashi në rrugën “Reshit Çollaku”, ndërkohë që krahu i djathtë i shtetasit kolumbian në Shqipëri është 37-vjeçari Denis Sukaj. Ndërkohë, dy prej të arrestuarve, Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu ishin tutorët e disa vajzave nga Kazakistani, të cilat i strehonin...