Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rehabilitimi i kanalizimeve në Durrës, 1.3 milionë euro për ndërhyrjet
Rrjeti i kanalizimeve në disa zona të qytetit të Durrësit pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të reja, me synimin për të zgjidhur një sërë problematikash të shfaqura ndër vite, si dhe për t’u përshtatur me zgjerimin urban të qytetit.Në një procedurë të hapur të shpallur këtë të premte, me një fond limit prej rreth 1.3 milionë eurosh, janë publikuar edhe detajet e projektit.“Zona ku do të kryhet ky investim ndodhet në pjesën verilindore të qytetit, pranë Tregut të Madh Industrial, dhe përfshin rrugët ‘Dalip Peza’, ‘Ahmet Dakli’, duke vazhduar përgjatë rrugëve ‘Glaukia’, ‘Malo Xheneti’, ‘Ksanthipi Syko’, dhe përfundon pranë Stacionit të Pompave të UN nr. 7, që ndodhet në rrugën ‘Hysen Kërtusha’,” thuhet në dokument.I njëjti dokument thekson se sistemi i kanalizimeve të qytetit të Durrësit...