Surpriza dhe mungesa para Serbisë, FSHF zyrtarizon listën e Kombëtares nga Silvinjo

Surpriza dhe mungesa para Serbisë, FSHF zyrtarizon listën e Kombëtares nga Silvinjo

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e Kombëtares, që është e vlefshme për ndeshjet e tetorit. Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, ndërsa përpara është ndeshja me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026. Më pas do të jetë edhe një takim miqësor ndaj Jordanisë.  Risia e madhe është ftesa e Klisman Cakes, i cili ftohet për herë të parë nga Silvinjo. Ismajli është ftuar ndërkohë, edhe pse është me pikëpyetje. Mungesë që dihej është ajo e Marash Kumbullës.  LISTA  Njoftimi i FSHF-së:  Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.  Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë...