Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Opozita po bëhet qesharake!”/ Debat mes Bushatit dhe Mërtirit: Po ku hyn opozita këtu? A ke mendim për Begajn ti?
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes analistëve Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri, për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë nga Presidenti Begaj, pas shkarkimit të Erion Veliajt. Mërtiri deklaroi se debati që po zhvillohet për këtë çështje është i sajuar nga opozita dhe njerëz pranë saj, pasi opozita kërkon të mbrojë Veliajn dhe nuk do zgjedhje. Ndërsa Bushati, deklaroi se Presidenti është një vegël e Ramës. Debati: Ergys Mërtiri: Ky ësht debat i sajuar dhe është bërë gjithë populli jurist. Veliaj ka interes për këtë debat pasi do të mbrohet. Këtu Veliajn po e mbron Berisha dhe njerëzit e tij. Andi Bushati: Njerëzit e Lulit kanë dalë me Begajn… Më mirë me Lulin dhe me Begajn… Ergys Mërtiri: Luli ka ikur me pizhama. Nu ka pse ngrihet kjo furtunë për çështje interpretimi. Opozita bëhet ortak me Veliajn kundër SPAK. Dhe e dyta kanë frikë nga zgjedhjet. Po hyri do të...