Misioni i kritikës së vërtetë, sipas Krist Malokit

Misioni i kritikës së vërtetë, sipas Krist Malokit

Botimet dhe festat kujtimore pak a shumë nuk perkojn me kritika shkencëtare. Aqë ma fort në një popull-si t’onin-i cili edhe kritikat ma të mehlueme e ballsamore i merr si “shamje” apor “fryemje” etj. Nga ky shkak kuptohet ndoshta edhe fakti që deri më sot nuk ka xanë rranjë në Shqipnië kritika serjoze e objektive, makare rreth vlerave letrare e historike të Kombit Shqiptar…sepse çdo kritikan i druhet llafeve e kercënimeve, në mos edhe salvimeve gjithëfarëshe nga e mirënjohuna “kulshedra shoqnore”, e quejtunë “opinjoni publik”. Lene mandej që në vendin t’onë çdo çfaqëje ideore dhe shkencëtare-kulturale e reë merret a priori si me qellime personale-egoistike e regjonal-patriotike, kundra së cilave çohen me një herë pesh savantat dhe engjikllopedistat e kafehaneve-mbrenda e jasht Shqipniës!-e dijtun nga...