Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.   Top Channel