Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mediat ruse në ekstazë nga aleanca surprizë e Edi Ramës, ja çfarë shkruajnë për talljen me presidentin amerikan
Gafa e rëndë diplomatike e kryeministrit Rama, i cili u tall ditën e djeshme me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, gjatë bisedës me presidentin francez Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Aliev, teksa i thotë, “nuk na ke uruar për paqen që kemi arritur mes nesh”, duke ironizuar kështu lapsuset e Trump në konferencat për shtyp ka çuar në ekstazë edhe organin zyrtar të propagandës së Putinit, Russia Today. Media ruse ka publikuar në rrjetin X talljen e Ramës me përshkrimin përkatës të bisedës. “Kryeministri shqiptar bën shaka për pretendimin e Trump se ai i dha fund luftës midis ‘Azerbajxhanit dhe Shqipërisë’ ‘Duhet të na kërkoni falje,’ i thotë Rama Macronit ‘Sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’”,...