Ulje temperaturash dhe reshje dëbore në verilindje

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore në verilindje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron për kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme që do të ndikojnë sot mbi territorin e Shqipërisë, duke sjellë ndryshime të dukshme në mot. Moti parashikohet i mbuluar me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e para të mëngjesit, reshje shiu me intensitet të ulët priten në një pjesë të gjerë të territorit, duke krijuar atmosferë të freskët dhe të lagësht në shumë zona. Një nga veçoritë kryesore të ditës do të jenë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, të cilat priten në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes. Pas mesditës, moti do të vijojë të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara sërish me reshje shiu të lehta në ekstremin jugor...