Tender 6 mln euro/ Kryeministri i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Tender 6 mln euro/ Kryeministri i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Kryeministri Edi Rama, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantieri i stadiumit të ri të Kamzës, duke marrë autorësinë e një investimi që po kryhet formalisht nga Bashkia e drejtuar nga Rakip Suli. Në të njëjtën vijë logjike, kreu i qeverisë rezulton të jetë edhe Autori e ideatori i shkatërrimit të stadiumit të Himarës, i cili po shndërrohet në një parkim betoni, nëpërmjet një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Himarës. Tjetërsimi i fushës sportive të qytezës bregdetare në një masiv betoni nuk gjen hapësirë në dritaren propagandistike të kreut të qeverisë. Por, ajo është shpallur në Buletin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Betonizohet stadiumi Stadiumi i Himarës, zona e vetme sportive dhe rekretive e Himarës,...