Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I akuzuar për 5 vepra penale, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë, Altin Hajri dhe Ahmet Masha. Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021) “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021). “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) “Korrupsion aktiv në zgjedhje” (në periudhën mes...