Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, identifikohet autori. Detaje nga ngjarja
                            Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së Hajdar Ismajlgecit, 40 vjeç, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori është larguar nga vendngjarja në këmbë dhe ka qenë i përgjakur, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve. Pikërisht këto detaje i kanë ndihmuar hetuesit të përqendrojnë kërkimet. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për të rindërtuar lëvizjet e autorit përpara dhe pas ngjarjes. Top Channel