Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si u zbulua vrasja e Edmir Bregut, nga një hetim i 2020 për pronat e ‘Rrumit’…
Nga Elton Qyno/ Një bashkim procedimesh penale ka çuar SPAK, në nxjerjen e masave të reja të sigurisë “arrest me burg” për tre personazhe të njohur të botës së krimit, Astrit Avdyli, Aldo alias Elidon Avdyli, Aleksandër Laho alias “Rrumi” si dhe 5 persona të tjerë mes të cilëve dhe Enea Kume, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume. Çështja nga mori spunto SPAK, duke çuar në zbardhjen e vrasjes së Edmir Koçit në Durrës, lidhet me një procedim penal Nr.235 të rregjistruar në vitin 2020, në të cilin është hetuar dhe më pas dënuar për korrupsion Aleksandër Laho dhe Irgen Kërçuku, i cili në atë periudhë ka mbajtur postin e Juristit të Avokaturës së Shtetit. Kjo dosje që flet për korrupsionin dhe falsifikimit të...