Plagosja e trefishtë pranë gjimnazit në Kamëz, arrestohen dy autorët, një prej të miturve në gjendje të rëndë

Plagosja e trefishtë pranë gjimnazit në Kamëz, arrestohen dy autorët, një prej të miturve në gjendje të rëndë

sherri ne ambientet e jashtme te gjimnazit TIRANË- 2 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas sherrit të ndodhur dje pranë gjimnazit Ibrahim Rugova në Kamëz, ku mbetën të plagosur 3 të mitur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Personat e vënë në pranga janë po ashtu 16-vjeçarë, ndësa arrestimi i tyre është bërë në prani të familjarëve dhe psikologut. Njëri prej të nxënësve që është qëlluar me thikë, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISË: Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve. Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë. Në...