Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën

Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën

3 Tetor 2025 8:44 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është i bindur se golat do të fillojnë së shpejti të vijnë për Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez nuk ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit. Ai zhgënjeu edhe në fitoren 2-0 në Champions League ndaj Olympiacos. Megjithatë, ishte gjuajtja e 27-vjeçarit që u devijua në shtyllë për t’i lejuar Gabriel Martinelli të shënonte golin e parë të Arsenali. “Ajo që ndjej është se ai po bën gjëra gjithnjë e më të mira në çdo ndeshje,” tha Arteta. “Atij iu mohua disa herë goli me bllokime dhe pastaj goditi shtyllën, por mendoj se në përgjithësi performanca e tij ishte e jashtëzakonshme”, shtoi trajneri spanjoll. Më tej, Arteta tha: “Puna e tij është...