Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin…Parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe këtë të premte Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.