Shantazh me video intime për 5000 € 21-vjeçarit, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shantazh me video intime për 5000 € 21-vjeçarit, një i arrestuar dhe një në kërkim

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një 20-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kanosur një 21-vjeçar për t’i marrë 5000 euro, me qëllim mospublikimin në rrjete sociale të një videoje të tij personale. Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit policor të koduar “Këmbimi”. Policia njofton shtetasi J. B., 18 vjeç, u arrestua në flagrancë, teksa i merrte shumën e eurove 21-vjeçarit, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar, A. Gj., 20 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrollit, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma prej 5000 eurosh dhe tre telefona celularë. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së...