151 skica origjinale të kostumeve të filmave pasurojnë koleksionin në Arkivin e Filmit

151 skica origjinale të kostumeve të filmave pasurojnë koleksionin në Arkivin e Filmit

Fondi i Arkivit  Qëndror Shtetëror të Filmit pasurohet me të tjera skica të kostumeve të filmave shqiptarë. Arkivi u vizitua nga Ylli Beqiri piktor i kostumeve, i cili dorëzoi në këtë institucion  skica të realizuara prej tij. Ylli Beqiri është autor i qindra kostumeve të filmave si: Balada e Kurbinit, Kohë e largët, Gurët e shtëpisë sime, Qortimet e vjeshtës, Historiani dhe kameleonët, Vdekja e kalit, apo Kronikë provinciale, etj. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se skicat që u dorëzuan pasurojnë fondin e tij arkivor. “Z. Beqiri dorëzoi në arkiv 151 skica origjinale të kostumeve të cilat do të plotësojnë koleksionin e skicave origjinale të filmave shqiptarë. Ky gjest i çmuar pasuron fondin tonë arkivor dhe ruan gjurmët e artit e trashëgimisë kulturore për...