Picula: Merkel bëri një gabim katastrofik me Rusinë, ajo e përsëriti të njëjtën gjë me Serbinë

Picula: Merkel bëri një gabim katastrofik me Rusinë, ajo e përsëriti të njëjtën gjë me Serbinë

Në takimin e mbajtur këtë javë në Rijekë dhe Opatija nga grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (S&D), një nga temat që ngjalli diskutime të forta ishte mënyra se si Bashkimi Evropian ka trajtuar marrëdhënien me regjimin e Aleksandër Vuçiçit në Serbi, dhe veçanërisht roli i ish-kancelares gjermane Angela Merkel në këtë kontekst. Deputetja serbe Marinika Tepiç, një nga zërat më të fortë opozitarë në Serbi, tha se Merkel luajti një rol vendimtar në formësimin e një qëndrimi të butë të BE-së ndaj Vuçiçit. Sipas saj, kancelarja gjermane “e zbuti Brukselin përballë të gjitha alarmeve që vinin nga Beogradi”, duke krijuar një klimë tolerimi dhe normalizimi të praktikave autoritare dhe antidemokratike që po konsolidoheshin në Serbi. Tepiç theksoi se kjo qasje ka pasur pasoja të...