U kap me 3.4 kokainë, dënohet me 3 vite burg shoferi i linjës Sarandë – Athinë

U kap me 3.4 kokainë, dënohet me 3 vite burg shoferi i linjës Sarandë – Athinë

Gjykata e Sarandës ka dënuar me tre vite burg shoferin e linjës ndërkombëtare Sarandë – Athinë, pasi u kap me 3.4 gramë kokainë. Vasillaq Vasili u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Vendimi për Vasilin është marrë më datën 23 shtator, ndonëse, 52-vjeçari ndodhet në paraburgim që prej 18 nëntorit të vitit 2024. Ai u arresta nga policia në momentin e parë që hyri në pikën doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon “Mercedes Benz”, me targë AB643LM. Gjatë kontrollit atij ju gjetën gjashtë doza me lëndë narkotike e cila më pas rezultoi, që të ishte kokainë dhe një peshore elektronike. Në momentin kur u pyet nga policia 52-vjeçari, tha se ishte përdorues i rregullt i lëndës narkotike kokainë dhe...