Kush janë kandidatët socialistë për 5 bashkitë? Gazetarja tregon “surprizën” e Ramës në Vlorë

Kush janë kandidatët socialistë për 5 bashkitë? Gazetarja tregon “surprizën” e Ramës në Vlorë

Gazetarja Eksiola Shehu tha se 19 tetori është afati i fundit kur partitë duhet të dorëzojnë emrat me kandidatët për bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. E ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, Shehu nënvizoi se në 4 bashkitë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik socialistët do të shkojnë me figura lokale, teksa shtoi se për bashkinë e Vlorës, duke qenë se Rama ka pasur pakënaqësi, mund të shkojë me një kandidat që s’është banues në Vlorë. Eksiola Shehu u shpreh se të 6 bashkitë janë fituar nga PS në 2023, dhe duke qenë se janë zgjedhje të parakohshme, socialistët shkojnë të sigurt më 9 nëntor. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur do i ketë gati emrat PS...