Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën

Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën

Agron Shehaj, drejtuesi i partisë “Mundësia” është i mendimit se bashkëpunimi i opozitës për kandidatin për zgjedhjet në Tiranë është e vetmja zgjidhje. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai shpreh qëndrimin për një kandidat jashtë partive politike sepse do të garantojë fitoren. Agron Shehaj: Unë mnedoj që opozita është në gjendje jo të mirë le të themi dhe jam i bindur që e vetmja zgjidhje për të fituar bashkinë e Tiranës është që ne të dalim me një kandidat jashtë partive politike. Blendi Fevziu: Është e mundur? Agron Shehaj: Absolutisht është e mundur. Mjafton vullneti politik. Blendi Fevziu: Është e mundur për të fituar zgjedhjet në Tiranë? Agron Shehaj: Absolutisht sepse pikërisht me atë llogaritje që unë bëra, është e vërtetë që shumatorja nuk është ajo, por është pikërisht...