Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasja e 50-vjeçarit në Babrru, policia jep detaje: Viktima ka plagë të shkaktuara nga thika
                            “Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.