VIDEO-Humori me kripë i Duçes’/ Rama tallet me Trump, Buzhala: Shaka e dobët. Shkullaku: Idiot

VIDEO-Humori me kripë i Duçes’/ Rama tallet me Trump, Buzhala: Shaka e dobët. Shkullaku: Idiot

Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetarët Berat Buzhala dhe Armand Shkullaku komentuan episodin e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi ndërkombëtar bëri një humor skandaloz me deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump se, ka ndaluar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Berat Buzhala tha se gjesti i Ramës nuk ishte i qëlluar dhe se tentoi të përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron në një situatë të pakëndshme. 'Në presidencen e Trump të parë, ka qenë një skenë mes Emannuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministri Britanik, Boris Johnson, dhe zihen duke u zënë për Trump. Dhe kam një përshtypje se Macron sot i kujtohet ai episod dhe ishte i sikletshëm. Nëse ti do të godasësh Trump, kishte shumë gjëra...