Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nëse do ishit President a do ta kisha dekretuar ‘Diellën’? Ja si përgjigjet Bamir Topi
Bamir Topi nuk do ta kishte dekretuar ministren virtuale Diella, nëse do të ushtronte detyrën e presidentit të vendit. Këtë përgjigje dha në një studio televizive, ish-presidenti Topi, sipas të cilit, ajo që ndodhi me dekretimin e saj ishte e pazakontë. Sipas tij presidenti Begaj duhet të ishte konsultuar me gupet politike dhe grupet e interesit. “Kjo që ndodhi me ministren digjitale ishte e pazakontë. Në çdo rast kërkohet një dialog me grupet politike e të interesit; kjo që po ndodh a është normale? Se do vendoset firma në dekret. Jo kurrësesi nuk do ta kisha dekretuar”. Topi thekson se inteligjenca artificiale është një suport për punën e qeverive dhe do të ishte interesante nëse Diella pyetej edhe për marrëdhënien institucionale mes kryeministrit Rama dhe...