Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një person i vrarë me thikë gjendet në mes të rrugës në Babrru
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz. Ai është konstatuar nga kalimtarët në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”. Për shkak të plagëve të konstatura në trupin e viktimës, dyshohet se ai është qëlluar me thikë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të kryehet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. “Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë...