“Nëse do isha President, nuk do ta kisha dekretuar ‘Diellën’”, Bamir Topi tregon arsyen: Institucioni i presidentit, i dobët

“Nëse do isha President, nuk do ta kisha dekretuar ‘Diellën’”, Bamir Topi tregon arsyen: Institucioni i presidentit, i dobët

Bamir Topi nuk do ta kishte dekretuar ministren virtuale Diella, nëse do të ushtronte detyrën e presidentit të vendit. Këtë përgjigje dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-presidenti Topi, sipas të cilit, ajo që ndodhi me dekretimin e saj ishte e pazakontë. Sipas tij presidenti Begaj duhet të ishte konsultuar me gupet politike dhe grupet e interesit.  “Kjo që ndodhi me ministren digjitale ishte e pazakontë. Në çdo rast kërkohet një dialog me grupet politike e të interesit; kjo që po ndodh a është normale? Se do vendoset firma në dekret. Jo kurrësesi nuk do ta kisha dekretuar”.  Topi thekson se inteligjenca artificiale është një suport për punën e qeverive dhe do të ishte interesante nëse Diella pyetej edhe për marrëdhënien institucionale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj, apo për atë që po ndodh me gjykatën Kushtteuese.  “IA është realitet...