Biseda e Ramës me Macronin, mediat ndërkombëtare kritikojnë reagimin e kryeministrit shqiptar: Trump u tall!

Biseda e Ramës me Macronin, mediat ndërkombëtare kritikojnë reagimin e kryeministrit shqiptar: Trump u tall!

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për batutën e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”. “Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”. “Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “Politico”.