Ministrja Delina Ibrahimaj: Çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent

Ministrja Delina Ibrahimaj: Çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent

“Baboon atWork” shembull i qartë se si mbështetja për inovacionin po kthen idetë shqiptare në histori suksesi ndërkombëtar. Integrimi i tyre me platformat e pagesave elektronike nëpërmjet aplikacionit, na tregon se sipërmarrja është në të njëjtën linjë me vizion tonë për Programin Kombëtar “Cashless Albania 2028”,  me të cilin po e shndërrojmë Shqipërinë në një ekonomi plotësisht digjitale, ku çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent. Ne si qeveri, po e fuqizojmë ekosistemin shqiptar të inovacionit edhe më tej, përmes kuadrit ligjor, trefishimit të fondeve për startup-et dhe ngritjes së teknoparkeve e inkubatorëve, duke e kthyer në një motor të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”- shkruan Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. #StartupAlbania #CashlessAlbania2028 #Shqiperia2030 #EkonomiaDheInovacion