Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Era Istrefi drejt Festivalit të Këngës në RTSH 2025?
Lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH 2025 ende nuk është shpallur, por në rrjetet sociale dhe rrethet artistike kanë nisur të qarkullojnë “bastet” e para për emrat që mund të marrin pjesë në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare, e cila njëkohësisht jep biletën për Eurovision. Ditët e fundit është përfolur gjerësisht emri i këngëtares së njohur Era Istrefi, e cila prej vitesh është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në tregun ndërkombëtar. Zëra nga korridoret e RTSH-së tregojnë se Istrefi është tashmë në bisedime me organizatorët e festivalit, duke e bërë emrin e saj një nga më të përmendurit për këtë edicion. Era Istrefi është e njohur për hitet e saj që kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë,...