“Merr flakë” Putin, shpërthen sërish ndaj Europës: Le ta provojnë të na provokojnë, do të përgjigjemi me shpejtësi

“Merr flakë” Putin, shpërthen sërish ndaj Europës: Le ta provojnë të na provokojnë, do të përgjigjemi me shpejtësi

“Nëse Perëndimi dëshiron të testojë mbrojtjen tonë, le ta provojë”. Presidenti rus Vladimir Putin përdori tone kërcënuese ndaj Europës dhe NATO-s, duke u zotuar se Moska do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo provokimi të mundshëm.  Teksa foli për militarizim histerik të kontinentit, ai tha se nuk ka ndërmend të sulmojë aleancën ushtarake të drejtuar nga SHBA, por se nuk do t’i lejojnë vetes dobësi apo pavendosmëri.  Të gjithë ata që e konsiderojnë Rusinë një bezdi për vetë ekzistencën e saj duhet ta mbajnë mend këtë, ishin fjalët e presidentit rus. Ai tha se ishte mirënjohës ndaj shumicës së botës, që siç pohoi kanë mbështetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, duke përmendur 3 vende miqësore në Europë: Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë  Sipas Putinit, përgjegjësia kryesore bie mbi BE e...