Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjesti i turpshëm i Ramës bëhet viral/ Edhe media britanike shkruan: Rama-Macron kapen duke tallur Trump!
Tallja që kryeministri shqiptar, Edi Rama I bëri Presidentit amerikan, Donald Trump nuk u la jashtë vëmendjes edhe të mediave britanike. Telegraph shkruan që në hyrje të artikullit se si ‘Emmanuel Macron dhe udhëheqësit e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u kapën duke tallur Donlad Trump, pasi ai i ngatërroi Armeninë dhe Shqipërinë’. Presidenti amerikan i ka ngatërruar vazhdimisht të dy vendet, ndërsa diskuton përpjekjet e tij për të zgjidhur tensionet e thella midis Armenisë dhe Azerbajxhanit - dhe kjo është bërë një burim zbavitjeje midis liderëve botërorë. Edi Rama, kryeministri shqiptar, u filmua duke ngacmuar Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërresën në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten. Me dorën mbi shpatullën e zotit Macron, ai u tall: “Duhet të na kërkoni falje…...